Islami: Presidenca kërkon një që nuk e shkel kushtetutën, Osmani e shkeli dy-tri herë

496

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dardan Islami në ‘Debat Zgjedhor’ të Klan Kosovës, theksoi se partitë duhet të fokusohen në programe e jo në përlamje.

Islami u shpreh se ndjehet keq që marsin e kaluar ndodhi ajo çka ndodhi me politikën.

“Në prill ka qenë momentet sikur Vuçiq e Rama i kanë rezervuar stoqet e vaksinave anti-covid. Kjo nuk ndodhi në Kosovë, pasi merreshin me mustaqet e Agim Veliut. Me këtë do të duhej të mershin më shpejtë, me gjet vaksinë, me u ulë me pasë marrëveshje për president. Duhet një marrëveshje politike”, potencoi Islami.

Më tej, ai përmend arsyen se pse Ramush Haradinaj është i duhuri për president të vendit.

“Presidenca në rastin tonë është një punë e thjeshtë, kërkon një njeri stabil që nuk e shkel Kushtetutën, Osmani shkeli dy tri herë. Duhet të kemi ofertë për dialog me Serbinë, duhet ta kemi zgjidhjen për Zajednicën. Presidenti i ardhshëm duhet t’i ulë liderët dhe të merren vesh për disa pika. Haradinaj nuk i ka djeg urat me askënd, është mbajtur mirë me të gjitha partitë. Presidenti do të zgjidhet, Haradinaj duhet të jetë president”, theksoi ai.

Islami tha se mendon që detyrë e parë është zgjedhja e presidentit dhe se partitë duhet të fokusohen në programe e jo në perlamje, siç thotë ai, duhet të ulen e të ballafaqohen me pandeminë.

“Të bëjmë çmos që të funksionojë shteti. Nuk do të ketë vende të punës, shteti mund të bëjë ligje”, tha ndër tjerash Islami.