Ismaili: Dështimi në testime të shpeshta, mund të na kushtojë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, tha sot në një konferencë për media se dështimi i qeverisjes aktuale për të kryer testime të shpeshta për coronovirus, mund tu kushtojë keq qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se Qeveria është dashur që në fillim të përhapjes së pandemisë në Evropë, të testojë të ardhurit nga vendet e prekura për ta parandaluar shpërndarjen e virusit.

Ismaili tha se që nga shkurti Kosova ka kryer vetëm 570 teste, nga tëcilat 31 nga rezultuar pozitive, apo 5.4 përqind e të testuarve. Siç tha Ismaili, nëse qeveria do të merrte masa dhe do të kryente 10 mijë testime, do të rezultonin 540 të infektuar.

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili ka bërë thirrje për masa urgjente për rritjen e numrit të testimeve pasi virusi tashmë është shpërndarë në 10 komuna të vendit.