Ismaili: Mjekët në Kosovë do t’i kenë pagat më të larta në rajon

0
355
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili është shprehur se me anë të kalimit të projektligjit për paga do të jetë një hap historik për gjithë sferën e shëndetësisë.
Pasi siç thotë Ismaili për herë të parë gjithë punonjësit e këtij sektori do të trajtohen me një mirëqenie sepse do të rriten pagat e tyre.
Sipas të parit të shëndetësisë, kjo ngritje e pagës do t’i bëjë që mjekët në Kosovë të kenë paga më të larta në rajon.
“Për 20 vite me radhë kemi pasur një kërkesë të mjekëve dhe gjithë infermierëve që ata të trajtohen për një mirëqenie më të madhe dhe tani ky ligj për herë të parë parasheh një ngritje të pagës për të gjithë sektorin e shëndetësisë, specialistë, mjekët e mjekësisë familjarë, infermierët.
Pra të gjitha kategorikë i parasheh si asnjë herë më parë. Do të ketë një ngritje dhe do të ketë paga me të larta nga të gjitha shtetet për rreth. Kjo na jep një sistem shëndetësor më të qëndrueshëm”, u shpreh ai.