Ismaili: PDK-ja është model i opozitarizmit, Kosova s’ka nevojë për opozitë si LVV-ja

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë në se partia e tij është model edhe në rolin e opozitës.

Sipas tij, PDK-ja ka bërë gjithçka në interes të vendit edhe në këtë rol.

“Model tjetër i opozitarizmit. Kosova është mësuar me një model dallash të opozitarizmit. Si opozitë kemi bë gjithçka që duhet me bo. Kemi ngrit tema politike, si dhe ia kemi votua 1/12 e buxhetit Albin Kurtit, që gjë s’e ka bërë asnjëherë opozita. Kemi votuar rishikimin e buxhetit”, ka thënë ai në një debat televiziv.

“Nuk ka nevojë Kosova për aso lloj opozite. Demagogji, tejkalon moralin që duhet me mbajt në politikë”, u shpreh Isamili në T7.