Ismajl Kasumi me ekipin e tij nisin kërkimet për policët e zhdukur

0
322
Kërkimet për dy policët e aksidentuar të shtunën e javës që shkoi në afërsi të Lepencin po vazhdojnë për ditën e pestë me radhë.
Zhytësi i njohur Ismajl Kasumi dhe ekipi i tij sot kanë nisur kërkimet nga vendi ku ka rënë makina.
Përveç zhytësve të këtij ekipi kërkimet janë duke i zhvilluar edhe policia, ekipet nga Prishtina si dhe FSK-ja. Pjesëtarë të kësaj të fundit janë duke zhvilluar edhe kërkimet malore përmes litarëve.
Nga afër këto zhvillime po i ndjek edhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.