Itali: Arrestohen dy shqiptarë dhe gratë rumune, trafikonin drogë

Policia italiane ka arrestuar në Meda dy cifte shqiptarësh dhe rumunësh të cilët kishin në banesë më shumë së 40 kilogramë marijuanë dhe kokainë, 7 smartphone, me shumë se 9 mijë euro cash si dhe një pistoletë.

Dy burrat 31 dhe 40 vjec janë shqiptarë dhe me precedentë penalë ndërsa partneret e tyre rumune.

Droga ishte e paketuar dhe e fshehur në vend etë ndryshme të banesës ku të katër personat jetonin së bashku. Të katër personat janë transferuar në burgun e Monzas dhe në atë të San Vittore në Milano.

Lini një Përgjigje