Italia do të dërgojë mjekë në Kosovë në luftën ndaj koronavirusit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj italian, Luigi Di Maio, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo konfirmoi se do të vijë një ekip mjekësor nga atje.

“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Ardhjen e mjekëve nga Italia, disa ditë më parë e kishte konfirmuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kosova gjatë javëve të fundit po vazhdon të përballet me shifra të larta të numri të të infektuarve, ku vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 196 raste të reja dhe 16 raste të vdekjeve./Fokusi.info/