Italia eliminon Shqipërinë pas 11-metërshave

0
299

Italia e ka fituar ndeshjen e bamirësisë duke e eliminuar Shqipërinë.

Mauro Esposito realizoi një gol të bukur me parabël, në minutën e 10-të, me Foto Strakoshën që nuk mund të bënte asgjë për ta ndalur.

Shqipëria arriti të barazonte vetëm në kohën shtesë me Erjon Bogdanin, me një goditje të zgjuar brenda zonës.

Në goditje e 11-metërshave u kualifikua Italia, që i realizoi të trija goditjet ndërsa për Shqipërinë gaboi Klodian Duro (për kuqezinjtë shënuan Skela dhe Aliaj).

Itali – Shqipëri ishte ndshja e parë e turneut të bamirësisë “Të luajmë dhe Rindërtojmë së Bashku”, që po zhvillohet në “Air Albania” mes “yjeve” të viteve 2000 të përfaqësueseve së Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.