Iu gjet arsenal armësh në banesë, ja kush është i riu nga Shijaku i arrestuar sot (Video)

0
328

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi iu gjet një arsenal armësh në banesë. Bëhet fjalë për shtetasin Ervin Çizmjan, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të riut iu gjetën dhe sekuestruan një pistoletë “TT” model 54, një armë gjahu teke, 261 copë fishekë, një silenciator arme zjarri si dhe një gjerdan me fishekë arme gjahu.
Njoftimi i policisë:
Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Në territorin e Shijakut është ushtruar kontroll për kapjen e personave që posedojnë armë pa leje, me precedentë penalë dhe që shpërndajnë lëndë narkotike.
Sekuestrohen armë dhe municione luftarake.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe evidentimin e personave që posedojnë armë zjarri kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e Shijakut.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
•Ervin Çizmja 31 vjeç, banues në Shijak.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri pistoletë TT model 54, kalibër 7.62 mm me krehër;
•një armë gjahu teke;
• 261 copë fishekë model 54 kalibri 7.62 mm;
•një silensiator arme zjarri me gjatësi të përgjithshme 23 cm;
• një gjerdan me fishekë arme gjahu me kalibër 12 mm me 28 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar në nenet 278/4 dhe 280 të Kodit Penal.