Iu pengon serbëve videoklipi i Ramë Lahajt

Mediet serbe kanë reaguar pas publikimit të videoklipit të ri të Ramë Lahajt.
Ramë Lahaj me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës publikoi këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, videoklipi i së cilës i është kushtuar Ushtrisë së Kosovës.
Pas publikimit të kësaj kënge, kanë reaguar edhe mediet serbe, “Telegraf.rs” thotë se tenori dëshiron që kjo këngë të jetë ‘një mesazh shprese’.
Titulli i mediumit serb është “Këngëtari shqiptar ka bërë spot të mërzitshëm me këngë në rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së vetshpallur të -Kosovës. Madhështia e terroristëve dhe Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se dëshiron që kjo këngë të jetë “mesazh i shpresës”.
“Tenori shqiptar nga Kosova, Ramë Lahaj, publikoi një këngë dhe një përrallë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës. Kjo këngë i ishte kushtuar të ashtuquajturës “Ushtria e Kosovës”, fillon shkrimi në artikullin e mediumit serb.
Lahaj theksoi se kjo këngë dëshiron të ishte një mesazh shprese.
“Në këto kohë të vështira kur flasim për kufijtë dhe kur kaq shumë të rinj largohen nga vendi, dua që kjo të jetë një mesazh shprese. Së bashku me FSK-në (Forcat e Sigurisë të Kosovës) ngremë flamurin dhe unanimisht themi, “Mos prek kufijtë tanë”, shkroi ai në Facebook.
Artikulli vazhdon me fjalët “Klipi gjithashtu përmban skena kur një tenori shqiptar sjell lule në varrin e Ibrahim Rugovës, një separatist, intelektual dhe politikan shqiptar, kryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe president i të vetë-shpallurës “Republika e Kosovës”.
Po ashtu, në këtë artikull përmenden edhe skenat ku shfaqen Dua Lipa, Rita Ora dhe futbollistët shqiptarë që festuan me shqiponjë në ndeshjen Zvicër-Serbi.