Iu rikthehet fitoreve Chelsea pas dy humbjeve

Ekipi londinez Chelsea sonte e ka  mposhtur West Bromwich Albion me rezultat  3-0.

Golat për “të kaltërit” nga Londra i shënuan: 2 gola Hazard (25′, 71′) dhe Moses (63′)

Në këtë rast, ekipi londinez iu është rikthyer fitoreve, pas dy humbjeve që ka pësuar në dy ndeshjet e fundit, nga Watfordi 4-1 dhe nga Bournmouth 0-3.

Chelsea me këtë fitore renditet në vendin e 4-të me 53 pikë dhe ka 19 pikë më pak se Manchester City, i cili ndodhet në vendin e parë me 72 pikë, kurse 3 pikë më pak se Manchester United, që ndodhet në vendin e dytë me 56 pikë si dhe 1 pikë më pak se Liverpool, i cili ka 54 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë. Ndërsa, ka 1 pikë më shumë se Tottenhemi, i cili ndodhet në vendin e 5-të me 52 pikë.

Lini një Përgjigje