Ivan Rakitiç në radarin e Manchester United

0
72

Mesfushori kroat pritet t’i jap lamtumirën katalanasve në verë.

Ivan Rakitiç duket se është i destinuar për t’u larguar nga Barcelona në merkaton e kësaj vere, me Interin që është klubi më i përfolur si destinacioni i ardhshëm i kroatit.

Gjithsesi, sot ‘The Sun’ ka raportuar se Manchester United është futur vrullshëm në garë për shërbimet e mesfushorit. Drejtues të “Red Devils”, duket se kanë udhëtuar drejt Barcelonës me një synim të qartë, për të gjetur marrëveshjen me kroatin.

31-vjeçari deklaroi disa ditë më parë se do të vijojë të qëndrojë në “Camp Nou” dhe se të gjithë spekulimet ishin false, por gjithsesi, ardhja e Frenkie De Jong si dhe prania e Arthur dhe Sergi Busquets, e bëjnë të vështirë vendin e titullarit për Rakitiç, fakt që nuk mund të pranohet nga ky i fundit.