Ivanka Trump, garon për presidente të Bankës Botërore

Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Ivanka Trump do të kandidojë për postin e kreut të Bankës Botërore, të mbetur bosh pas dorëheqjes së presidentit Jim Yong Kim.
Mësohet se edhe Nikki Haley, ish-ambasadorja e SHBA në OKB do të kandidojë për këtë post. Për momentin Ivanka Trump është këshilltare pa pagesë pranë presidentit Donald Trump.
Ish-presidenti Kim kishte njoftuar dorëheqjen e tij pas më shumë se gjashtë vite në këtë post.
“Koreani i lindur në Amerikë do të largohet nga posti në fund të janarit”, njoftoi në një deklaratë Banka Botërore me qendër në Uashington.
Kjo dorëheqje erdhi si surprizë pasi Kim ishte votuar për një mandat të dytë pesëvjeçar në vitin 2016.