Izmir Smajlaj në kërcim për së gjati merr medaljen e artë

Ecuria fantastike në Stamboll vazhdon.

Kështu, pas medaljes së artë në 3000 metra të Luiza Gega,  Izmir Smajlaj ka marrë medaljen e artë në disiplinën e kërcimit për së gjati.

Në kampionatin për salla të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë Izmir Smajlaj ka kërcyer më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e artë me rezultatin 7.80 m kërcim. /Gazeta Shqiptare/