Ja çka thotë Anita Haradinaj për rastin në klubin e natës

0
1191

Qytetarja nga Prishtina, Majlinda Haziraj, gjatë ditës së sotme ka rrëfyer se si Anita, gruaja e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt e ka sulmuar gjersa ishin në një ndejë në klub nate.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe vetë Anita Mucaj-Haradinaj në postimin e Hazirajt

Haradinaj i thotë se e kishte parë duke u rrëzuar, por që askush nuk e sulmoi dhe se vetë ishte rrëzuar. Ajo po ashtu i kërkoi falje Hazirajt për atë që i kishte ndodhur.

Në fund, Haradinaj shton se vajza në fjalë po kërkon vëmendje duke lakuar emrin e saj.