Ja ku do të shfaqet meçi në mes Mehmedit dhe serbit

Një nga meçet më kryesore të natës së sotme është ai mes Sazan “Kimbo” Mehmedit dhe serbit Branko Kojic.

Mehmedi dhe Kojic do të ndeshen sonte mes orës 21:00-22:00 në Luzern të Zvicrës, shkruan GazetaBlic.

Ky duel do të jetë i vleshëm për titull “Isak” të Zvicrës, që aktualisht mbahet nga serbi Kojic.

Dje janë bërë edhe matjet zyrtare të meçit ku Sazan Mehmedi peshoi 111kg, ndërsa kampioni aktual Kojic peshoi 108kg.

Në një prononcim për ”Gazetablic” Sazan Mehmedi ka treguar se meçi i tij do të transmetohet live në faqen e tij në Facebook.