Ja kur do të dalin pagat e pensionet

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, vendi ynë po kalon në një gjendje të vështirë.

Tashmë të gjithë qytetarët janë të izoluar, për të parandaluar këtë pandemi e cila ka pushtuar thuajse e gjithë botën, ndërsa shumë nga bizneset po ashtu janë mbyllur.

Sot kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi kanë pasur një takim me delegacionin e Shoqatës së Bankave të Kosovës, për të diskutuar për gjendjen ekzistuese financiare dhe veprimet që duhet të merren në këtë drejtim.

Ndër të tjera në këtë takim u tha se Ministria e Financave ka filluar për gjetjen e zgjidhjes për ekzekutim të parakohshëm të skemave pensionale dhe pastaj edhe atyre sociale, në mënyrë që të evitohen radhët e qytetarëve para sporteleve bankare.

E, Indeksonline mëson se pensionet do të ekzekutohen më 18 të këtij muaji, skemat sociale më 24 dhe pagat më 26 mars.