Ja kur fillon shitja e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Angli – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, që do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, do të dalin në shitje më 17 qershor.

Biletat mund të blihen online në linkun e mëposhtëm, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit për tifozët e Kosovës.

https://ticketing.thefa.com/