Ja kush është personi që u vetëvra në fshatin Studime

0
206

Dje është raportuar se një person i moshës 38-vjeçare  është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Studime e Poshtme të Vushtrrisë, kurse rasti është raportuar në stacionin policor të Vushtrrisë rreth orës 15:00.

Burime të Fokusi.info mësojnë se personi që është vetëvrarë është Agron Krasniqi nga fshati Studime e Poshtme, i pamartuar. Sipas këtij burimi, i ndjeri e ka varur veten me kabllo të internetit.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KALLXO.com se njësitë përkatëse policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Sipas familjarëve të viktimës dhe elementeve tjera rrethanore të rastit, dyshimet janë ngritur për vetëvrasje (varje), mirëpo për detaje duhet të presim raportin e IML”, tha zëdhënësi i Policisë.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.