Ja pra, sa mirë është të jesh shkurtpamës!

0
476

Shkruan Haki Morina

Disa njerez kurr nuk ja qellojne, por vazhdojne te mendojne se jane largpames!
Vazhdojne te mendojne keshtu, sepse nje mase e madhe e perkrahin.

Dhe thua ti, pse e perkrahin?

Sepse eshte e madhe masa, qe jane njesoj, si ata qe nuk ja qellojne kurr!

Jane shume qe ne vitet 80-ta, me thonin qe Jugosllavia eshte e pavdekshme, por te gjithe ata ishin me te pranuar pas permbysjes se saj.

Jane shume qe me thonin ne vitet 90-ta, qe Kosova çlirohet pa lufte.

Kosova u çlirua me lufte, bile u desht eshe nato te luftoj, por pas fitores, te gjithe ishin me te pranuar se une, te gjithe i kane punet me mire se une.

Une jam kosovari i pare qe u angazhova drejtperdrejt per ta ndihmuar PSSH-ne, ne nje kohe teper te veshtire te lindjes se saj.

Por ministra u bene ata qe deri pak muaj me pare, ishin antisocialist.

Ka shume kohe, oh sa shume, te mos them qe nga fillimi, qe kam terhequr verejtjen per te metat e funksionimit ne partine ku isha antar, dhe menyren e gabuar te qeverisjes ne Kosove.

Tash kane filluar edhe vet qeveritaret te bejne kritika per ate qeverisje, thuajse ata e kutpuan te paret.

Por çfar perfitoj une nga ky parashikim me kohe?

Hiq asgje. Ata do te lejojne dreqin e te birin ti zevendesoj, por jo mua. Dhe prap ata qe do te vijne, as qe do ti le far pershtypje, qe dikush me kohe ka luftuar te metat dhe defektet, bile eshte anatemuar per kete arsye.

Dhe pse do te bejne keshtu?

Sepse e dijne paraprakisht, qe pa mua, dmth pa tipat si une, e kane me lehte te perfitojne ne te ardhmen.

Ja pra, sa mire eshte te jesh shkurtpames!