Ja sa kushton një biletë për ta shikuar finalen e Ligës së Kampionëve

0
469

Biletat për finalen e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni janë kthyer në një çështje të nxehtë në Merseyside – pas rikthimit mahnitës të Liverpoolit kundër Barcelonës të martën në mbrëmje.

Tottenham dhe Liverpool do të takohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pas rikthimeve të çmendura ndaj Ajaxit, respektivisht Barçës, përcjell GazetaBlic.

Finalja do të luhet në Wanda Metrpolitano në Madrid me 1 qershor të këtij viti.

Por, ashtu si për të gjitha finalet e Ligës së Kampionëve, tifozët do të kenë shumë vështirësi për të siguruar bileta.

Ndërsa stadiumi ‘Wanda Metropolitano’ i Atletico Madridit ka një kapacitet prej 63,500, vetëm 38,000 bileta u janë ndarë tifozëve të dy kluebeve.

Liverpool ka marrë një ndarje prej 16,613 biletash dhe ka njoftuar se biletat me çmim të lartë do të kushtojnë 513 funte, ndërsa rreth 3200 bileta të kategorisë katër të stadiumit do të jenë në dispozicion për 60 funte.

Biletat do të jenë në dispozicion përmes një sistemi – ndërsa më pas klubet do të njoftojnë se a kanë marrë apo jo biletat me anë të e-mail.

Më poshtë keni çmimet:
Kategoria 1 – 600 euro

Kategoria 2 – 450 euro

Kategori 3 – 180 euro

Kategoria 4 – 70 euro