Ja sa vota mund të marrë Reka në raundin e parë

0
325

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 kandidatët shqiptarë morën rreth 250 mijë vota.

Kandidati nga Demokracia e re Imer Selmani kishte marrë rreth 150 mijë vota, përfshirë disa vota edhe të komuniteteve tjera, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kandidati i BDI-s Agron Buxhaku kishte rreth 70 mijë vota, ndërsa Mirushe Hoxha nga PDSh rreth 30 mijë vota.

Në zgjedhjet e tanishme presidenciale kemi vetëm një kandidatë shqiptar, Blerim Rekën. Nëse i njëjti mnë raundin e parë merr mbështetjen e shqiptarëve shqiptarëve, mund të ketë rreth 250 mijë vota.

Ky numër mund të rritet në Reka synon ta përhap fushatën edhe në rajone tejra ku jeton komuniteti maqedonas, turk, rom etj.(INA)