Ja si shpëtohet vajza tre vjeçare, e cila po mbytej në lum (video)

Veprimi i shpejtë i shtatë burrave, i shpëtoi jetën një vajze tre vjeçare, e cila u gjet duke u mbytur në një lumë në fshatin Pingland të Kinës.

Shpëtimtarët e vajzës, që janë punëtorë të një kompanie që po rregullon sistemin e ujit në fshat, u tronditën derisa po ktheheshin nga puna në shtëpi.

Ky rast është filmuar me një telefon celular ku shihet vajza e zhytur në ujë, pa ndjenja, përpara reagimit të punëtorëve. Pasi u kontrollua nga mjekët, vajza u lirua nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore./VOA/