Ja të gjitha këngët e “Festivalit të Këngës” të publikuara nga RTSH (video)

Ditën e djeshme (9 dhjetor), u publikuan 20 këngët pjesëmarrëse të “Festivalit të Këngës”, i cili do të mbahet më 19, 20 dhe 22 dhjetor.

Ndonëse nuk kanë kaluar ende 24 orë nga hedhja e tyre në YouTube, çfarë bie në sy është numri i lartë i shikimeve. Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, njerëzit kanë interes të dëgjojnë këngët që do të marrin pjesë në ‘Festivalin e Këngës”.

Me siguri, është po ajo audiencë që e kishte humbur interesin për të parë e dëgjuar “Festivalin e Këngës” dhe mjaftohen të dinte thjesht emrin e fituesit në fund. Themi kështu bazuar në një sondazh të bërë pak kohë më parë në Revista Anabel në Facebook (më shumë se 7000 vota) dhe @Anabel_Hostel në Instagram (afro 20,000 vota), ku 95% e votuesëve thanë se “si çdo vit, ishin zero të interesuar” për festivalin.

Kjo ndryshoi! Nëse do t’i hidhni një sy klikimeve do ta dalloni fare thjesht që kemi të bëjmë me shifra rekord përsa i përket “Festivalit të Këngës”, festival që të paktën deri më tani duket më konkurruesi i viteve të fundit.

Interes i këtij niveli padyshim që lidhet me përzgjedhjen e artistëve që konkurrojnë këtë vit. Prej këngëtarëve që kanë shumë fansa si Elvana Gjata, Stresi, Arilena, Era Rusi, Eli Fara a Albërie Hadërgjonaj, në një mënyrë a një tjetër kanë “përfituar” edhe këngëtarët e tjerë, këngët e të cilëve janë dëgjuar me kureshtje.

Në fakt, që nga momenti i parë që u njoftua se këtë vit drejtimin e Festivalit të Këngës në RTSH do ta merrte në dorë Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, të gjithë shprehën kuriozitet, duke qenë se dyshja prodhon formula që kanë shikueshmëri prej vitesh. Një tjetër arsye që e bëri edhe më të përfolur “Festivalin e Këngës” ishin debatet e shkaktuara nga vetë artistët, të cilët shprehën pakënaqësi pasi iu refuzua kënga.

Të gjitha këngët, të publikuara nga RTSH:

https://youtu.be/ie3mUxx_gbc?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/LHvfwuAGLgU?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/XdZUOc6iLh4?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/paLKqpVaDPk?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/vykngf8V0LY?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/FKzyqAvE5PI?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/XeTepjbqjtE?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/wPIX3jhXxsE?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/v99OSfKoKC4?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/eU89EaSgJyY?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/g188QvjsVPE?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/kaMJzTnpDig?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/KEwULqMtVG8?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/iN1HUKO_A-g?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/rfQrTWhI9tQ?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/dta_534QucM?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/jP9UUqcnMtk?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/ziPZ1QV6Rx8?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/wAbeaWFS0eg?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7

https://youtu.be/9FG-ejnVX1U?list=PL0XoaVRW0j7DXky90CGyJtyRK3geQ4dU7