“Jam rumun”, shqiptari gënjen policinë britanike, por ja si e pëson

Oficerët e policisë në Suanley të Britanisë së Madhe arrestuan një 18-vjeçar shqiptar, pasi u kap me kokainë.

Namik Hysa, 18 vjeç, ishte duke ecur në një makinë në rrugën e vjetër në Maidstone, kur patrullat policore e kanë ndaluar atë më datë 1 korrik. Hysa u përpoq që të ikë, përpara se t’i gjenden në zotërim 20 qese me pluhur të bardhë dhe para në vlerë gati 200 paund, shkruajnë mediat britanike.

Edhe pasi u mor në paraburgim, i riu shqiptar ka këmbëngulur se është rumun dhe se është pikërisht personi që ka treguar në fotografinë e mjetit identifikues. Policia e kuptoi se ai është shqiptar, ndërsa i çoi një përkthyes në qeli.

Ai po gjykohet për posedimin e kokainës, drejtimin e mjetit pa siguracion dhe një dokument të rremë identifikimi. Për rastin, autoritetet vendore lokale thanë se arrestimi i Hysajt është një rast shembull për të treguar se kushdo që tregton e shet kokainë në Britani duhet të marrë dënimin e merituar./Balkanweb/

Lini një Përgjigje