Janë arrestuar dy persona në Fushë Kosovë

0
315
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar në Fushë Kosovë dy persona, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar një person tjetër.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Ashkali pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, shkruhet në raport.