Janë ngritur 3 aktakuzë kundër 3 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për masën e arrestit shtëpiak kundër 6 personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur 3 aktakuzë kundër 3 personave për vepra të ndryshme penale.