Janë siguruar mjetet për shërimin e vogëlushes Dea

Siç ju kemi informuar më parë, foshnja 9 muajshe nga Drenasi, Dea Tahiraj ka pësuar djegie të rëndë.

Aktualisht ajo është në koma dhe ndodhet e shtrirë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës që nga dita e diele, por kishte nevojë për trajtim jashtë vendit.

Rasti ka ndodhur të dielen në mëngjes, ku është përvëluar me ujë të nxehtë.

Një nga familjarët e Deas, na është falënderuar për publikimin e njoftimit, dhe ka njoftuar se janë siguruar mjetet financiare për dërgimin e saj jashtë vendit.

Fokusi.info, duke menduar se ka dhënë një kontribut modest në këtë drejtim, vogëlushes Dea i dëshiron shërim sa më të shpejtë./Fokusi.info/