Jasharaj e zbulon se çfarë rritje pagash parashihte marrëveshja me PAN-in!

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për marrëveshjen që e kishte arritur me drejtuesit e koalicionit PAN, gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Ai në një intervistë të dhënë për Gazeta Blic ka theksuar se në këtë marrëveshje nuk parashihej shifra e rritjes së pagave.

“Në këtë marrëveshje kishim paraparë 4 pika. Njëra prej tyre kishte të bënte edhe me statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta”, tha ai, raporton Gazeta Blic, duke shtuar se këtë pikë e ka realizuar kryeministri Haradinaj.

Sipas tij, shifra për rritjen prej 30 për qind ka të bëjë me një marrëveshje që kishte arritur atë kohë Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, dhe është interpretuar në opinion, që edhe ne kemi kërkuar atë rritje.