Jeni bllokuar në Holandë?/ Ministria e Jashtme tregon se si duhet të veproni

0
215

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka një njoftim me procedurat që shqiptarët e bllokuar në Holandë duhet që të ndjekin, nisur nga situata në Evropë nga pandemia e Covid-19.

MEJP informon të gjithë qytetarët shqiptarë në Holandë, se të gjithë personat që për arsye të situatës së krijuar nga virusi COVID-19, nuk kanë qenë në gjendje të udhëtojnë drejt një destinacioni të planifikuar më parë, duhet t’i drejtohen komunës së qytetit ku ata ndodhen për të aplikuar për zgjatje të afatit të qëndrimit.