Jep dorëheqje Ahmet Tmava

0
280

Menaxheri i përgjithshëm i Kombinatit ‘Trepça’, Ahmet Tmava, ka dhënë sot dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrje.
Ai gjatë një prononcimi për KosovaPress ka përmendur veç shqetësimeve tjera, edhe ndërhyrjet e ministrit Valdrin Lluka, duke e privuar nga e drejta e ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive në këtë periudhë të tranzicionit.Tmava ka bërë të ditur se Trepça aktualisht është në pozitë të qëndrueshme financiare, ndërsa ka falënderuar të gjithë të punësuarit në këtë Ndërmarrje për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm deri tani.

Ndryshe, drejtori Tmava kishte ardhur në pozitën e menaxherit të kësaj Ndërmarrje që nga data 6 shkurt të vitit 2014. /KosovaPress/