Jep dorëheqje aktivisti i VV’së: Prej sot jam i çliruar nga liderët dhe liderucët e Lëvizjes

0
264

Blerim Saramati, tashmë ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar sot se ai është tërhequr nga kjo parti për shkak të shkëputjes së liderëve të partisë me aktivistët.

Ai në një postim në Facebook renditi shumë arsye që sollën deri te vendimi i tij për të dhënë dorëheqje nga partia.

Një ndër shkaqet kryesore është edhe kandidimi i Mytaher Haskukës për të garuar në zgjedhjet lokale në Prizren, që siç thotë ai, aktivistëve iu imponua kjo kandidaturë nga qendra e partisë.

Postimi i plotë: LINKU

DORËHEQJETë dashur miqë!Shumë vite në politikë, konkretisht në Lëvizjen Vetëvendosje! ishin vullnet, dëshirë, përkushtim, angazhim, vetëmohim….e shumëçka tjetër.Krejt duke e dëshiruar më të mirën për shoqërinë dhe shtetin. Për kaq shumë vite njoha shumë prej jush, miqë, djemë e vajza të mrekullueshme, burra e gra punëtore, veteranë e pensionistë të palodhur. Të tubuar së bashku rreth kauzave të lirisë, barazis dhe drejtësis, me të vetmin qëllim ndryshimin pozitiv.Kur menduam se erdhi dita e ndryshimit katër vite të qeverisjes lokale nga Mytaher Haskuka me shokë i shkelën të gjitha parimet në të cilat u thirrëm si organizatë.E mira e përgjithshme u nënkuptua si e mirë individuale e grupore. U shkëput çdo hallkë e bashkëpunimit mes strukturës dhe pushtetit me aktivistët dhe popullinEgoizmi i strukturave të larta në fillim krijoi shqetësimin e aktivistit, e me kalimin e kohës ky shqetësim u shëndërrua në brengë dhe revoltë. Kur këto brenga dhe revolta u përcollën në Kryesinë Lokale dhe atë Qendrore jo vetëm që nuk u përfillën por bartësit e tyre filluan të anatemohen e të sulmohen me mjete dhe metoda nga më të ultat………………………Vazhdoi si vazhdoi, aktivisti nuk u demoralizua, vepronte e shpresonte se një ditë do të reflektohej. Por fatkeqësisht nuk ndodhi ajo që pritej. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 sërish aktivistëve iu imponua kandidati për kryetar komune. Për interesa të rretheve të caktuara e në kundërshtim me vullnetin e bazës u shkelë edhe statusi dhe ndodhi diktati. E diktati solli humbjen e zgjedhjeve dhe turpërimin. Por grupi turpin filloi ta hajë si bukën e përditshme.Fajin e tyre filluan të ia faturojnë aktivistëve dhe qytetarëve. Të gjithë kishin faj përveq atyre.Kur shpresuam se nga lartë do të vinte një sinjal reflektimi dhe veprimi pozitiv ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Me qëllim të përjashtimit dhe mbytjes së zërit kritik mbrenda organizatës sërish me diktat u suprimuan të gjitha strukturat në bazë tē zgjedhura në mënyrë demokratike për të emëruar të ashtuquajtur Koordinator të Qendrës fajtorin kryesor që shkatërroi organizatën lokale.Edhe zgjedhjet e mbrendshme që kanë filluar nëpër pika e vërtetojnë që njerëzit e zgjedhur në krye të tyre duhet të jenë të përshtatshmit dhe servilët…………..Kurrë nuk bëhem “pishman” për të kaluarën time, për aktivitetin dhe kontributin tim në kërkim të vlerave qytetare si aktivist i Lëvizjes. I jam shumë falenderues familjes, farefisit dhe shokëve për mirëkuptimin, përkrahjen dhe kurajon që ma kanë dhënë vazhdimisht.Të gjithë aktivistëve të mirë të Lëvizjes ia shprehë tanë falenderimin në bashkëpunim.Grupet e caktuara, Kryesia Qendrës në Prizren dhe Kryesia Qendrore në Prishtinë e kanë “haram” gjithë djersën, mundin, sakrificën dhe aktivitetin tim.Kurrë nuk mund të ua bëjë “hallall”, përgojimet, përbuzjet, sulmet, sharjet, etiketimet, anatemimet……Le ti mbajnë si flamur i ndërgjegjies së tyre të rrënuar!Unë nuk mund të vazhdojë akoma me të tillë njerëz.Prej sot jam qytetar i lirë i çliruar nga prangat politike dhe kurthi i egoizmave, arrogancave dhe diktateve të liderëve dhe liderucëve aktual të Lëvizjes.