Jep dorëheqje diplomati i Trumpit për Evropën

Njeriu kryesor i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë, Wes Mitchell ka dhënë dorëheqje dhe do të largohet nga posti i tij më 15 shkurt.
Sipas Washington Post, dorëheqja vjen në kohën kur janë vënë në pikëpyetje aleancat historike me Evropën, nga ana e presidentit Trump.

Mitchell që ka shërbyer më së gjati në kohën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson, ka qenë thellësisht i angazhuar për raportet Kosovë – Serbi dhe ka zhvilluar një sërë vizitash në Prishtinë e Beograd.

Mediat serbe kishin raportuar se ai kishte prezantuar një plan të marrëveshjes ndërmjet palëve, por Mitchell e kishte mohuar këtë. Ai e ka përkrahur në emër të qeverisë së tij krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Lini një Përgjigje