Jep dorëheqje drejtoresha e Zyrës së Prokurimit në MI

Ka dhënë dorëheqje drejtoresha e Zyrës se Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, Valmira Bllaca.

Bllaca ka udhëhequr me Zyrën e Prokurimit në MI për gati 1 vit e gjysmë. Ishte zgjedhur drejtoreshë në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj.
Disa ditë pasi është ndërruar Qeveria, Bllaca është dorëhequr.

Një informatë e tillë është konfirmuar nga burime të ndryshme në MI.
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, duke e konfirmuar rastin, i ka thënë Kohës Ditore se ai do të punojë me të gjithë ata që e respektojnë ligjin por nuk ka komentuar dorëheqjen e Bllacës.

“Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të punojmë me individ të përkushtuar, që qëndrojnë në ministri e që respektojnë ligjin dhe vullnetin për të punuar mbarë e mirë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Gazeta ka provuar ta kontaktojë Bllacën por ajo ka qenë e pa qasshme.
Brenda dy viteve Bllaca është larguar për të dytën herë nga pozita e drejtoreshës se prokurimit në dy institucione të ndryshme.

Ajo ka qenë shefe e prokurimit në Policinë e Kosovës. Në mënyrë kundërthënëse ishte zgjedhur në këtë pozitë në kohën kur drejtor i Policisë se Kosovës ishte Shpend Maxhuni. Pasi drejtor i këtij institucioni ishte bërë Rashit Qalaj, Bllaca pas disa javësh ishte larguar nga Policia e Kosovës.

Lini një Përgjigje