“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Skenderajt i bëjnë me shtëpi 12 familje

0
327

12 palë çelësa u dhuruan sot për 12 familje në mesin e të cilave veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare, mësimdhënës, të moshuar e të vegjël, por mbi të gjitha, njerëz që meritojnë të jetojnë më dinjitetshëm, që sot nisin jetën e re, në shtëpitë e reja, për të lënë prapa shpine kujtimet e atyre objekteve ku deri dje kishin jetuar në kushte tmerrësisht të këqija.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

“Falë bashkëpunimit të mrekullueshëm me humanistin Halil Kastrati dhe Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, me të cilën Komuna e Skenderajt ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit (obligimi i Komunës 5,000 euro për çdo shtëpi) për ndërtimin e këtyre shtëpive, po u kthehet fëmijëve dhe familjeve të tyre buzëqeshja e shoqëruar me lotët e gëzimit”, ka shkruar Jashari.

Familjet përfituese të 12 shtëpive të reja:

Astrit Krasniqi e Hajriz Hyseni (Vajnik), Jashar Miftaraj e Muhamet Miftaraj (Runik), Halim Smakaj (Klladernicë), Selman Azemi (Açarevë), Tafil Avdullahu (Çitak), Shefqet Sahiti e Behxhet Shala (Kopiliq i Poshtëm), Skender Kajtazi (Vitak), Rrustem Gjeloshi (Çubrel) dhe Hatixhe Hoti (Turiqec).

Megjithëkëtë, jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit, dhe deri në përmbyllje të këtij projekti kemi edhe 14 shtëpi të tjera për t’i ndërtuar.

Në emër të familjeve, faleminderit secilit kontributdhënës, që po na gëzoni!, ka shkruar në fund Bekim Jashari.