Joe Biden do të firmosë dekretet e para që në 20 Janar, çfarë parashikohet

Joe Biden do t’i firmosë dekretet e tij të para për luftën kundër pandemisë dhe ndihmës ekonomike, që në ditën e tij të inaugurimit më 20 Janar, sapo të ulet në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e tij, që informon se janë me dhjetra dekrete që do të firmosen menjëherë nga Biden, maksimumi brenda 10 ditësh.

Siç pritej, është fjala për shfuqizimin e disa rregullave dhe masave të diskutueshme të ndërmarra nga Donald Trump, mes të cilave edhe ndalimi i hyrjes në SH.B.A. të qytetarëve nga disa vende myslimane

Më pas do t’i hapet rrugë kthimit të SHBA-së në marrëveshjen e Parisit lidhur me luftën kundër ndryshimeve klimaterike dhe programit që do të lejojë bashkimin e familjeve të ndara në kufirin me Meksikën.

Mes dispozitave të lidhura me luftën kundër Covid do të jetë detyrimi i mbajtjes së maskës në zonën federale dhe në udhëtimet nga shteti në shtet brenda SHBA-së. Parashikohet edhe ndalimi i dëbimeve dhe shtyrja e pagesave të kredive të marra nga studentët./Opinion.al