Joe Biden zotohet se do të jetë më i vëmendshëm në kontaktin fizik me gratë

0
298

Ish zëvendëspresidenti i Amerikës, Joe Biden, është zotuar se do të jetë më i vëmendshëm në çështjen e kontaktit fizik me gratë.

Së fundmi ai është akuzuar nga dy gra se i ka prekur pa dëshirën e tyre, çka ka bërë që të mjegullohet oferta e tij për të marrë kreun e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, shkruan BB, transmeton Klan Kosova.

Biden ka shpërndarë një video në Twitter, ku ka thënë se në të ardhmen do të respektojë “privatësinë e grave”.

Ai ka sqaruar se qëllimi ka qenë që të ndërtojë një lidhje më njerëzore dhe jo që ta bëjë dikë që të mos ndjehet rehat.

“Normat shoqërore po ndryshojnë, e kuptoj, i kam dëgjuar këto gra që ta thonë”, ka thënë 76 vjeçari në këtë video.

“Është mënyra si e kam bërë gjithmonë. Do të provoj që të tregohem më i kujdesshëm me to, po i dëgjoj”.

“Kufijtë e mbrojtjes së privatësisë janë rivendosur. E kuptoj atë dhe tash do të jem më i vëmendshëm”.