Joo, jam shqiptar!/ Nuk pranon të quhet zviceran, videoja e vogëlushit po “çmend” rrjetin

Videoja e një vogëlushi shqiptar është bërë virale në rrjetet sociale. Në video, vogëlushi jo më i madh se 5-vjeç këmbëngul se është shqiptar.

Babai i thotë (me shaka) të birit “se ai është zvicerian dhe jo shqiptar” lidhur me faktin se vogëlushi ka lindur në Zvicër.

BISEDA:

Babai: Unë jam shqiptar se kam lindur në Kosovë, unë jam i Kosovës. Po ti çfarë je?

Djali: Unë jam shqiptar pork am lindur në Zvicër.

Babai: Po ti je zviceran pra

Djali: Jooooo, unë jam shqiptar

Babai: Po ti ke lindur në Zvicër o babi

Djali: Joooooo hiç. Jam shqiptar

Babai: A do më shumë Zvicrën apo Kosovën?

Djali: Kosovën

/dosja.al/