Joshua fiton meçin kundër Parker, pas 12 raundeve

459

Anthony Joshua ka fituar meçin kundër Joseph Parkerit pas 12 raundeve me vendim unanim të gjyqtarëve.

Joshua, që është kampion aktual në versionet WBA, IBF dhe IBO, sonte e fitoi edhe brezin WBO, duke ia rrëmbyer Parkerit.

Kjo ishte fitorja e 21-të, nga po aq meçe për Joshuan.

Pas përfundimit të meçit, Joshua ka folur për SKy Sports, ku tha se ishte punë e lehtë.
“Kjo ishte një ndeshje boksi, jo një luftë. Parker tha se kjo do të ishte luftë, por unë i thashë se kjo do të ishte vetëm boks”, tha fillimisht Joshua.
“Mendova se ishte e vështirë, por ishte punë e lehtë.
“Strategjia ime ishte të qëndroja prapa goditjeve dhe kjo më siguroi një tjetër titull botëror” përfundoi ai.