Joshua – Ruiz: Kjo është arsyeja që po vonohet revanshi

Dueli të cilin po e presin të gjithë adhuruesit boksit, është revanshi mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr.

Joshua ishte mposhtur nga meksikani Ruiz në një duel i cili befasoi audiencën botërore të boksit, duke i rrëmbyer titujt e kampionit.

Kontrata për ndeshjen e parë përfshinte edhe revanshin, por një gjë e tillë po vonon, pasi që Ruiz po nxit probleme duke refuzuar që të ndeshet në Britani të Madhe.

Sipas ‘The Sun’, Eddie Hearn ka zbuluar se ka vonesat për konfirmimin e revanshit po ndodhin pasi dy kampet nuk po gjejnë marrëveshje për vendin se ku do të zhvillohet dueli, transmeton lajmi.net.

Joshua po synon që të rikthejë menjëherë titujt e tij të kampionit, pasi pësoi humbje shokuese gjatë muajit të kaluar.

29 vjeçari ishte nokautuar katër herë nga Andy Ruiz, para se gjyqtari të ndërpriste duelin.

Mbetet të shihet se cila do të jetë marrëveshja mes AJ dhe Andy për revanshin, dhe kur do të jetë data e super duelit.