Joshua vs Parker, përballje për titujt botëror në peshat e rënda

Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të përballen me njëri-tjetrin për titujt botëror në peshat e rënda.

Parker (26 vjeçar) do të vendos në lojë titullin e tij WBO, kurse Joshua (28 vjeçar) do të mbrojë titujt WBA dhe IBF.

Në Principality Stadium të Cardiffit të shtunën më 31 mars, diku prej orës 23:00 në kohën tonë lokale, sipas një njoftimi jozyrtar, do të filloj meçi.

Shumica e ekspertëve mendojnë se Joshua do të fitoj me nokaut rreth raundit të tetë apo nëntë, ndërsa pjesa tjetër mendojnë se do të fitoj me pikë.

Joshua ka 20 përballje dhe të gjitha i ka fituar me nokaut, kurse Parker nga 24 meçe nuk ka asnjë humbje dhe 18 prej tyre i ka fituar me nokaut.

Joshua është 198 centimetra i gjatë, kurse Parker 193 cm. Raportohet se ndarja e mjeteve financiare është 67% me 33% në favor të Joshuas, apo 15 milionë euro për britanikun Joshua dhe 8 milionë për boksierin nga Zelanda e Re.

Më poshtë po ua paraqesim videot e dy boksierëve me meçet që i kanë bërë ndaj disa kundërshtarëve.

Të gjitha nokautet e Joshuas:

https://youtu.be/0nnQOWvjVKw

10 nokautet më të mira të Parker:

https://youtu.be/Nj7kNtOTuD0