Jovanoviq: Jam kundër protestës sepse jam për marrëveshje me shqiptarët

515
Lideri i Partisë Liberal Demokrate të Serbisë (LDP), njëri ndër politikanët e paktë serbë të cilët janë për njohjen e Kosovës, nuk po merr pjesë në protestat kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit në Serbi.
“Gjithmonë jam për rebelim, por duhet të kuptojmë se ai prej nesh kërkon ta ndryshojmë veten dhe botën tonë…”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën beogradase “Danas”.
“Prandaj është shumë më lehtë dhe edhe më gabim që në fokus të futet sistemi i Vuçiqit, i cili është version mutant i të gjitha pushteteve të kaluara, sepse ai është pasojë e të gjitha dobësive tona të përbashkëta”, ka thënë Jovanoviq.
“Për mua ka më shumë rëndësi se a e dimë se çfarë duhet të bëjmë… apo paaftësinë që ta bëjmë këtë të mos e kamuflojnë parafrazat e ‘jelekëve të verdhe’ apo vajtimet e të gjitha fragmenteve të Koshtunicës e Tadiqit, të cilët ruset i kanë nxjerrë te ne sot si dje në Athinë, në Shkup apo në Podgoricë. Ato janë inicim i diçkaje që sot rrokulliset në shoqëri, me ç’rast gjithkush do të kapet për atë që i përgjigjet – njërëzit për mua të afërt për liritë e medieve dhe demokracinë, të tjerët për rrënimin e marrëveshjes historike me shqiptarët e Kosovës. Kështu është arritur kompromisi i heshtur i të gjithëve me të gjithë, prej të cilit, nëse vazhdojmë kështu të jetojmë në koma si sot, do të dalim si humbës, sepse mbesim pa Evropë, të cilën me naivitet, duke luftuar për demokraci, po e flijojmë për shkak të partneritetit me nacionalistët. Serbia demokratike nuk mund të jetë armë e të gjithë xhelatëve, të cilët mezi i kemi mbijetuar…”, ka thënë ndër tjera Jovanoviq.
Më tej, Jovanoviq ka thënë se është për një politikë, e cila “shkon përtej Vuçiqit”.
“Duke pranuar gjithë atë që është kundër, ne e qëllojmë veten në këmbë. Në vend që të formulojmë politikën e cila shkon përtej Vucicit – në planin regjionale e evropian, të duam më shumë treg, më shumë të drejta të njeriut, liri – sot në ngufatemi në turmën me nazistët, dhunuesit të djathtën me të cilën Mladjan Djordjeviq, oficer për lidhje i shërbimit rus me Djilasin e Obradoviqin, i cili piloton nga Kremlini, ku para ca ditësh, si kryetar Kodit obskur Serb (arkës së ekstremistëve të KGB-së të çdo lloji, nënkryetari i Kuvendit gjithëpopullor të popujve aziatikë, por edhe përfaqësues i Lidhjes për Serbinë, marrëveshjen me shqiptarët e ka quajtur tradhti, i ka quajtur armiq të gjithë fqinjët tanë, por edhe BE-në e ShBA-të, ndërsa vendin tonë front në të cilin sot mbrohet Rusia”, ka thënë Jovanoviq.