Juventus i rikthehet fitoreve, shënon i ‘përhershmi’ Ronaldo, 3 pikë ndaj Cagliarit dhe vendi i dytë në Seria A

Juventus pas pushimit prej ndeshjeve të kombëtareve në Ligën e Kombeve duket se i është rikthyer seriozisht sezonit të ri në Seria A. Bardhezinjtë kanë fituar 2-0 ndaj Cagliarit me golat e Ronaldos.

Dy gola të portugezit brenda 4 minutave në pjesën e parë mjaftuan që tashmë Juventus të ngjitet në vendin e dytë, vetëm një pikë larg kryesuesve të Milanit. Këtë vit Juventus synon titullin historik të 10-të radhazi në Itali me trajner Pirlon i cili nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, por ka sjellë tjetër frymë tek torinezët.

Nga ana tjetër edhe Lazio ka fituar sot në Crotone kurse Atalanta u ndal në barazim pa gola me Spezia-n.