Juventus ka gati transferimin 30 milionësh

0
432
Juventusi është afër mbylljes së një marrëveshje transferimi me mbrojtësin e Genoas, Christian Romero.
Sipas Goal.com, kjo marrëveshje tani është në fazën finale pasi që Romero arriti që të bindë plotësisht Juven me potencialin e tij.
Marrëveshja pritet të finalizohet në javët e ardhshme dhe Genoa do të fitojë plotë 30 milionë euro.
20-vjeçari u bashkua me Grifone nga Belgrano verën e kaluar, ka bërë tashmë 14 paraqitje në Serie A, duke shënuar edhe një gol.
Reprezentuesi argjentinas për grupmoshat U-20, pritet të shkojë direkt në skuadrën e “Zonës së Vjetër” në sezonin e ardhshëm, me opsioni që kthehet si huazim tek “Rossoblu”.
Christian Romer gjithashtu mund të luajë në të djathtë dhe përshkruhet si një luftëtar me një personalitet të fortë.