Juventus kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, fiton ndaj Tottenham

434

Skuadra italiane Juventus, është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur skuadrën angleze Tottenham Hotspur me rezultat 1:2, kurse me rezultat të përgjithshëm 4:3, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar 2:2.

Ishte Tottenham ai që shënoi i pari përmes Son në minutën e 39-të, ku me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Juventus u përgjigj me dy gola të shpejtë për tre minuta të Gonzalo Higuain (64′) dhe Paolo Dybala (67′).