Juventusi kualifikohet në çerekfinale, përmbys Atletikon (Video)

Skuadra italiane Juventus ka bërë përmbysjen e rezultatit ndaj Atletiko Madrid, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve, kurse Ronaldo shënoi hat-trik.

Klubi italian arriti të kualifikohej tutje në çerekfinale falë rezultatit të përgjithshëm 3:2, pasi që në ndeshjen e parë Atletiko Madrid fitoi me rezultat 2-0.

Serinë e golave Ronaldo e hapi në minutën e 27-të për rezultatin 1-0.

Kurse, goli i dytë i vendasve erdhi shumë shpejt në pjesën e dytë, kur ishte përsëri ylli portugez që shënoi në minutën e 49-të.

Golin e përmbysjes së madhe Ronaldo e shënoi nga penalltia në minutën e 86-të.

https://www.youtube.com/watch?v=ZgbS99CMQc8