SPORT Juventusi mposht Milanin, fiton Superkupën e Italisë 16/01/2019 - 20:33 542 FacebookTwitterViberWhatsApp Skuadra e Juventusit ka fituar Superkupën e Italisë – pasi ka mposhtur Milanin në ndeshjen e sotme, që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite. Juventusi ka mposhtur Milanin me rezultatin minimal 1-0, për ta fituar titullin e parë në vitin 2019. Golin e vetëm dhe të fitores në këtë duel e ka shënuar sulmuesi portugez i Bianconerëve, Cristiano Ronaldo në minutën 61′. Milan mbylli takimin me 10 lojtarë, pasi Kessie u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 73-të.