Juventusi “plaçkit” Realin, ofertë 45 milionë euro për Marselon

Juventus duket se i ka idetë e qarta për merkaton. Bardhezinjtë kanë pasur një “dialog” të vazhdueshëm me Realin e Madridit që nga qershori i kaluar. Megjithatë, ata kanë vendosur të nisin një sulm vendimtar për mbrojtësin e majtë brazilian, Marselon. Anjeli dhe Paratiçi po përgatisin formulën që do të dorëzojë Florentino Perezin.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport” në tavolinën e marrëveshjes janë vendosur 45 milionë euro për spanjollët dhe kontratë me përfitim 12 milionë euro për futbollistin.
Braziliani po kërkon stimuj të rinj dhe në moshën 30-vjeçare është gati për një aventurë të re. Gjithashtu ai do të ribashkohet me Kristano Ronaldon, ish-shokun e ekipit.
Me kontratën me bardhezinjtë ai do të bëhej futbollisti i dytë më i paguar i ekipit, pas Ronaldos sigurisht, që përfiton shifra stratosferike. Marselo do të zinte vendin e Aleks Sandros, për të cilin Juventus pranon oferta nga 50-55 milionë euro.
Nga ajo që mësohet  braziliani i Realit ka komunikuar vetë me presidentin Perezin, për shkak se është lënë në stol nga Solari. Pak kohë më parë atë e akuzonin për mbipeshë. Palët pritet të diskutojnë në fund të pranverës, kur nisin edhe projektet për merkaton e verës./Panorama Sport/

Lini një Përgjigje