Ka ndërruar jetë deputeti i parë që ngriti flamurin shqiptar në parlamentin e Maqedonisë

Ka ndëruar jetë Sali Ramadani, ish anëtari i Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni.

Më 8 korrik të 1997 , nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë, Saliu nxori  flamurin kombëtar dhe e shpalosi pranë sallës së Parlamentit. Kjo ngjarje tensionuese ndodhi vetëm një ditë para ngjarjeve të Gostivarit të 9 korrikut të vitit të njëjtë, shkruan antpress.mk.

Sali Ramadani ishte një protagonist i politikës në Maqedoni në periudhën nga mesi i viteve të 90-ta si deputet i PPD apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë. Ai ka lindur në vitin 1939 në Kërçovë.