Ka përfunduar parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës

Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka parakaluar Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës. Në sheshin “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, parakaluan kuadratet e të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Parakalimi i FSK-së për çdo përvjetor është bërë tashmë traditë që nga viti 2012.